“Nuk më tremb më vdekja”, Isida Mollaymeri flet për ndarjen nga jeta të Adelës

Emisioni i pasdites “Rudina” e mbylli këtë javë përkatësisht me datën 31 tetor. Si shumë emisione të tjera, atmosfera e Halloween-it është ndjerë edhe në studion e Rudina Magjistarit.

Për të folur rreth temës së ‘datës më të frikshme të vitit’ ishte e ftuar Isida Mollaymeri, e cila është pyetur nëse i frikësohet vdekjes ose jo. Balerina e ka lidhur përgjigjen me largimin nga jeta të mikeshës së saj, Adelajda Xhamanin, së cilës miq e të afërm i dhanë lamtumirën e fundit tre vite më parë. “Të them të drejtën deri para 3 vjetësh, dje u bënë para 3 vjetësh, me trembte shumë, por që në momentin që kam humbur një shoqen time, nuk më tremb fare vdekja dhe mendoj që edhe sot nëse vdes nuk kam asnjë pishman, asnjë gjë, nuk më tremb më. Dikur më trembte shumë, i druhesha shumë vdekjes, shkoja me vrap tek doktori nëse më ndodhte gjë, bëhesha shumë keq”, ka thënë Isida.

Ajo ka shtuar se vdekja e Adelës ka bërë të kuptojë sa e shkurtër është jeta. “Ndoshta humbja e Adelës më ka shkundur shumë dhe më ka bërë të kuptoj që jeta është kaq e bukur, kaq e shkurtër, sa ne jemi shumë kalimtarë. Kështu që edhe nëse vdes nuk është se ndodh ndonjë gjë. Kur e prek kaq afër kupton që asgjë nuk ka kuptim, domethënë ne jemi kalimtarë në këtë jetë. Nuk më tremb fare”, ka përfunduar Isida.

News31