“Nuk më njohën”, Bujar Qamili e pëson keq pasi po ecte me shpejtësi
Bujar Qamili është përballur me një të papritur këtë mëngjes. Këngëtari i mirënjohur shkodran dha një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” në TV Klan, ku dhe tregoi se çfarë i ndodhi para se të shkonte atje. Ai tha se po ecte me shpejtësi për të kapur në kohë orarin kur u ndalua nga policia.
Ai tha se u justifikua me faktin se po ecte pak shpejt për të kapur emisionin por pavarësisht kësaj, policët e rinj ia kishin marrë patentën dhe letrat e qarkullimit. “Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.”, u shpreh mes të tjerash këngëtari i njohur.
Aldo: Si është puna? Ta shikonit Bujarin pak më përpara ishte pak i mërzitur. O Bujar çfarë ka ndodhur kur erdhe?
Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.
Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.
Bujar Qamili: I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.
Aldo: Si përfundim?
Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.
Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?
Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur. /abcnews.al