‘Nuk më ka ndihmuar kurrë’/ Kushërira e Taynës ngre akuza të forta për reperen
Pjesë e industrisë së muzikës së fundmi është bashkuar edhe këngëtarja Bafte Sala, kushërira e reperes së njohur Tayna.
Ndonëse emri i Taynës është një ndër më të lakuarit në showbizin shqiptar, Bafte ka treguar se rrugën e muzikës e ka nisur e vetme pa ndihmën e askujt.
E ftuar në emisionin “Gjesi” ajo ka habitur të gjithë publikun me rrëfimin e saj ku ka thënë se ndonëse Tayna është vajza e xhaxhait nuk i ka dhënë ndihmë, pasi ja ka arritur me forcat e saj.
“Doruntinën e kam familjare, e kam vajzë të axhës. Kam raport të pastër familjar me të, mirëpo mbështetje nuk kam pas. Jam një tip që gjithçka kam qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.
E pyetur nëse ka marrë ndonjë këshillë nga Tayna, për sa i përket industrisë së muzikës, Shala është përgjigjur se kjo nuk ka ndodhur.
“Jo, ajo jo, por nga kolegë të ndryshëm po”, ka deklaruar ajo.