“Nuk më fryhet …”, Paloma u tregon banorëve të Big Brother Vip problemin e saj
Startoi të martën në mbrëmje në ekranin e Top Channel spektakli Big Brother Albania Vip. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po njihen njëri me tjetrin teksa kanë nisur edhe “ngacmimet” e para.
Banorët u munduan të organizohen në grupe për pastrimin dhe gatimin. Teksa flisnin për gatimin, Paloma e cila njihet për karakterin e saj u tregoi banorëve një problem që ajo kishte në gatimin e petullave.
“Unë gatuaj, por me petullat nuk di. Nuk më fryhen. E vendos brumin dhe rri e shikoj por nuk më fryhet”– tha Paloma.
Ndërkohë Donaldi këtë situatë e ktheu në humor.
Top Channel