
“Nuk më besohej lajmi për ty”/ Aurela Gaçe humb njeriun e shtrenjtë: Kaq shumë kujtime, të qara së bashku… (FOTO)
Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka ndarë lajmin e hidhur se një mik i ngushtë i saj, Ardi Plaku, është ndarë nga jeta.
Teksa ka ndarë disa foto me të ndjerin në “Instagram”-in e saj, Aurela i ka dhënë lamtumirën mikut që ajo e konsideronte si vëlla.
“Shoqëri e nisur që në 1995,” shkruan këngëtarja ku shton se së bashku kanë qarë shumë halle dhe kanë krijuar shumë kujtime.
“Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku në fund dëgjoja zërin tënd që thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirë”, shkruan Aurela.
View this post on Instagram
“Lamtumirë Ardush! Shoqëri e nisur që në 1995
Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku në fund dëgjoja zërin tënd që thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirë .
Kam postuar vetëm foto të gëzuara, video e fotot tona duke kërcyer e duke qeshur, sepse kështu ishe ti. Vetëm dashuri jepje
Sot nuk më besohej lajmi për ty. Kështu të qeshur do të të kujtoj gjithmonë”!
gazeta-shqip.com