“Nuk mbaj mend as nëse thashë “po”, për Shën Valentin Iva Tiço mori dhuratën që ”ëndërron” çdo vajzë

Në llogarinë në Instagram të Iva Tiços nuk mungojnë kurrë recetat e gatimit, me apo pa Rozmarinë brenda. Tanimë na është kthyer në forcë zakoni që përpara se të gatuajmë ndonjë gjë, t’i hedhim një sy postimeve të saj, mirëpo ditën e djeshme ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një unazë me diamantë në dorën e majtë të gazetares së njohur.

“Nuk mbaj mend as nëse thashe ‘Po’, as nëse më bëri ndonjë pyetje’”- ka shkruar ajo krahas disa fotove të shkrepura nga Shën Valentini më i bukur i jetës, i cili i solli edhe propozimin e shumëpritur. Propozim ky që e gjeti të papërgatitur sa ajo në një moment tregon me shaka që i kishte thonjtë të pabërë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iva Tiço (@ivatico)

Kujtojmë që Iva Tiço ka treguar prej kohësh është në një lidhje dashurie me një shtetas gjerman. Megjithatë ajo ka vendosur ta mbajë partnerin e saj larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.