“Nuk kisha lekë, kam vuajtur”, Olsi Bylyku zbulon punën më të vështirë: Punoja 12 orë pa pushim tek çadrat

Olsi Bylyku ka punuar shumë për të arritur këtu ku është. Aktori i njohur i humorit ka pranuar se ka bërë punë të vështira për të fituar lekë.

I ftuar në emisionin “Glamour” në RTV Ora, Bylyku tha se puna më e vështirë që ka bërë ishte të punonte në çadra.

Ai u shpreh se punoi 3 muaj vere, 12 orë në ditë pa pushim për të fituar para dhe se gjatë asaj periudhe vuajti shumë.

“Nuk ka njeri që mos e dijë atë punë që kam bërë tek çadrat. Çdo verë e zgjidhja një punë më të vështirë se ajo që kam pasur verën e shkuar. Por më e vështira që edhe kam vuajtur ka qenë ajo tek çadrat 3 muajt e verës. Ka qenë pa pushim 12 orë. Plus të bësh porosi në pllaka nuk është njësoj si të bësh njësoj në rërë se ishin 300 çadra 12 orë.

Pjesa dërmuese e familjeve deri në një pikë mund të mbulojnë shpenzimet normale, pastaj mbi detyrimet normale ti duhet të bësh një punë që të mbulosh këto shpenzime. Ne kishim qejf me pi kafe por lekë nuk kishim dhe do shkosh të punosh si të gjithë njerëzit,”- tha aktori.