“Nuk kemi asnjë kujtim me të, asnjë foto…”, ndahet nga jeta babai i Stefi dhe Endri Priftit

Është ndarë nga jeta babai i këngëtarëve të njohur, Endri dhe Stefi Prifti. Lajmin e trishtë e kanë ndarë veta ata në një status të bërë publik në Facebook.

Të dy artistët rrëfejnë për raportin që kanë pasur me të atin dhe shprehin keqardhjen që nuk kanë as kujtime e as fotografi, meqenëse janë rritur nga nëna e tyre.

“Përshëndetje familjarë, shokë, miq dhe fansa të kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot, dt. 12.6.2024 ndërroi jetë babai ynë, Serafin Prifti.
Sido ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij.
Ne nuk kemi asnjë kujtim me të, asnjë foto. E dhimbshme, por e vërtetë.

Për shumë njerëz, ndoshta, duket i çuditshëm ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën. Ne jetuam, u rritëm dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese.
Nuk dua të shkruaj më tepër në këtë ditë humbjeje. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00”,- shkruhet në këtë postim.

Balkanweb