“Nuk ke këllqe vëlla”- Pas përplasjeve të ashpra, Albi Nako sqarohet me Romeo Veshajn: Për shpirt të prindërve që…
Një ditë pas përplasjeve dhe debateve të ashpra mes Albi Nakos dhe Romeo Veshajt, sot dy banorët e Big Borther VIP kanë diskutuar të dy me tone më të qeta.
Koreografi i thotë Romeos se i qëndron atyre që i tha, por i kërkon që të mos e keqkuptojë termin “këllqe”. Sipas Albit, nuk kishte asnjë konotacion negativ, por vetëm në aspektin e kurajës dhe guximit.
Albi Nako: Dëgjova që është spekuluar për atë fjalën këllqe, Po të thotë Albi, për shpirt të prindërve që i kam në shpi, që i kam gjënë më të shtrenjtë nëse e kam pasur në atë konotacion. Për shpirt të prindërve. Ishte ideja e kurajës dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër. Më beso.
Romeo Veshaj: Ti më the nuk ke argumente dhe ofendon dhe bërë të njëjtën gjë ti.
Albi Nako: Unë po të them që mos më keqkupto, për shpirt të prindërve.
Romeo Veshaj: A je OK ti për vete
Albi Nako: Jam OK, por jo për termin. Mos ma keqkupto. Tu betova. Ok?
Romeo Veshaj: Unë me ty jam në rregull, rrofsh faleminderit. Jam i qartë fare.
panorama.al