Nuk kanë fund akuzat për “kurnacen” Shakira, shoferi: Duhet t’i lutesh për paratë dhe të ulësh pasqyrën se mos tundohesh

Kënga e fundit e Shakirës, “El Jefe”, ka krijuar efektin e kundërt që shpresonte këngëtarja kolumbiane. Ajo u mendua si një këngë që i drejtohej ish-vjehrrit të saj, babait të Pike, duke e cilësuar si dorështrënguar. Por ndërkohë, nga dëshmi të shumta të personave të afërt me këngëtaren kolumbiane, po del se kjo e fundit është personi problematik në këtë aspekt.

Pas akuzave të balerinave dhe punëtoreve të pastrimit të punësuara nga Shakira, në skenë ka dalë edhe dëshmia e një shoferi të këngëtares kolumbiane. Ai tregoi në emisionin “Socialité” se jeta përkrah Shakirës për 10 ditë kishte qenë e tmerrshme.

“Ju konfirmoj se eksperienca me Shakirën dhe vëllain e saj Tonino gjatë 10 ditëve në Madrid ishte një nga më zhgënjyeset e jetës time”, tha shoferi i ftuar në këtë emision. “Duhej që të ulja pasqyrën kryesore poshtë, pasi sipas tyre, mund të kisha tundimin që ta shihja”, tha shoferi i cili kritikoi pa aq ashpër vëllain e këngëtares.

“Ai ulet në krah të shoferit dhe të ulëret vazhdimisht. Ai shfrytëzon rastin që ajo nuk e ka mendjen dhe përfiton nga çdo situatë. Ajo akuzon gjithmonë shoferët ose punonjësit që ndajnë informata për te, kur në fakt është vëllai që është i përfshirë me paparacët. Qartësisht u jepte sinjalizime me celular të tipit ‘Shaki nuk do të dalë tani’”.

Në fund erdhi akuza më e rëndë. “Nuk bëjnë parapagim. Të japin detyra, të kërkojnë të bësh gjëra që i paguan nga xhepi yt dhe më pas praktikisht duhet të shkosh t’u lutesh që të të kthejnë paratë që ke paguar ti për tekat e tyre”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL