“Nuk kam qenë mirë, por nuk jam testuar”, çfarë problemesh shëndetësore shfaqi Albërije Hadërgjonaj?
Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, ka treguar me anë të postimeve në ‘Instastory’ se këto ditë nuk ka qenë aspak mirë nga shëndeti, duke kaluar një grip. Megjithatë ajo shprehet se nuk është testuar, por është shëruar duke përdor çajra të ndryshëm.
Një tjetër këshillë që ajo u jep të gjithëve është që të ushqehen sa më mirë, të bëjnë aktivitet fizik dhe çdo gjë do kalojë. Edhe vetë ajo duket teksa po bën ecje në natyrë, që me siguri kjo gjë dhe ajri i pastër e kanë ndihmuar të rimarrë veten dhe të shfaqet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.