“Nuk kam pasur mundësi ekonomike”- Arbana Osmani zbulon kur ka udhëtuar për herë të parë jashtë vendit si dhe momentin më të sikletshëm që ka kaluar
Për shkak të pandemisë, shumicës prej nesh i mungojnë shumë udhëtimet e një ndër këta persona është edhe Arbana Osmani.
Moderatorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj pikërisht për këtë temë: udhëtimet.
Njëra prej tyre e pyeti se cila ka qenë situata më e sikletshme që ka përjetuar gjatë një udhëtimi dhe përgjigja e Osmanit ishte:
“Para ca vitesh në një kthim nga Dubai, në Stamboll humba avionin duke qenë tek Gate (mos pyesni si, akoma nuk e kam marrë vesh si u nis pa e marrë vesh unë)”.
E teksa të gjithë presim mundësinë për të udhëtuar lirshëm sërish, Arbana u pyet se cili do të jetë vendi i parë që do të udhëtojë.
“Dielli e bëri udhëtimin e parë me sukses në Bogë dhe kur të hapen kufijtë, udhëtimin e parë do e bëjë me mamën në Milano (vend ideal për beba)”, u përgjigj moderatorja.
Osmani zbuloi se udhëtimet i ka nisur për herë të parë në moshën 22-vjeçare.
“Në Milano në 2005. Isha 22 vjeç dhe nuk di t’ju shpjegoj lumturinë. Më parë, edhe pse kam punuar që 15 vjeç, nuk kam pasur mundësi ekonomike të udhëtoja jashtë vendit”, tregoi ajo.
Ndërsa kur u pyet për frikën gjatë udhëtimeve me avion, Arbana tha se jo vetëm që nuk i ka frikë, por fle direkt sapo ndizen motorët.