‘Nuk ka vese Luizi, s’merzitem se jemi në hije’. Zamira Kita kapet mat, drejt izolimit?

Zamira Kita iu bashkua programit ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi në ekranin e RTSH. Aktorja vazhdon turneun e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ teksa shprehet e lumtur për momentin kinematografik ku jemi.
‘Jemi në një moment të mirë të kinemasë shqiptare. Po rikthehet, dhe po bëhen filma shumë të mirë. Kam pasur role e ftesa nga të gjithë, publiku të ketë sa me shumë prodhime’.
Ermali e pyet për diskutimet online rreth personazheve të luajtura nga Luiz Ejlli, Olta Gixhari apo edhe personazhe pa eksperienca në kinema.
‘Luizi nuk është një djalë I keq nuk ka vese siç flitet. Edhe Oltën e duan. Ne jemi në hijen e tyre nga popullariteti që kanë por kjo nuk më bën të ndihem keq’ 
Gjatë intervistës Ermali i thotë Zamirës se flitet pjesmarrja e saj në Big Brother, lajm ky që mesa duket e kap në befasi.
‘Po tani, pse e thua publikisht këtë gjë. Ermal, Big Brother është një cop jete. Të gjithë ne, psh kemi bërë Big Brother… në zbor.’
Kita foli me shumë emocione edhe për shfaqjet e fundit teatrale sidomos takimin me publikun shqiptar në teatrin grek.
www.story.al