“Nuk ka vend në këtë futboll, ka mbaruar”, ish-presidenti i Bajernit sulmon ashpër Toni Kros

Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes ka sulmuar ashpër mesfushorin Toni Kros duke e cilësuar si ‘’të mbaruar’’.

Madje Hënes, bëri Toni Kros fajtor për dështimin e Gjermanisë në Europian duke u shprehur se mesfushori nuk përshtatet dot me futbollin e ri.

‘’Më pëlqente shumë Toni Kros, ai u largua nga ndeshje të klasit botëror që bënte me Bajernin, por mënyra e tij e lojës ka mbaruar. Duhet thënë që Kros nuk përshtatet në këtë futboll me pasimet e tij horizontale.

Tani ai luan vertikalisht. Ai vrapon përpara me topin me shpejtësi të plotë. Mënyra e tij e lojës ka përfunduar plotësisht, Toni Kroos nuk ka asnjë vend në këtë futboll”, tha Uli Hënes.

PANORAMASPORT.AL