“Nuk ka qenë kurrë me e lumtur”- Brenda lidhjes 1-vjeçare të supermodeles Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner, më e fshehta në familjen Kardashian për jetën e saj të dashurisë, festoi 1 vjetorin e lidhjes me Devin Booker në fundjavë.

Dhe një burim për People tregoi sesi çfarë po ndodh me romancën e çiftit.

“Ajo është e çmendur pas tij. Kurrë nuk ka qenë më e lumtur. E gjitha familja e saj e do Devin,”– shtoi burimi. “Booker nuk është i interesuar për famën. Ai është shumë i ëmbël për Kendall. Janë akoma të rinj, por të gjithë po i mbështesin. Janë çift i shkëlqyer.”

Ndërkohë supermodelja nuk ka bërë ende asnjë koment publik rreth Booker.

Ajo ka publikuar vetëm disa foto sporadike në krah të basketbollistit.

Kendall Jenner e mban jetën e saj shumë private, më tepër sesa motrat e saj të famshme.

“Ajo është vërtet e lumtur me marrëdhënien e saj me Devin dhe nuk i intereson kush e di”– përfundoi burimi.

/Panoramaplus.al