“Nuk ka pastruese, do i marrim në Filipine”, ankohen bizneset shqiptare
Sezoni veror i këtij viti ka qenë i sukseshëm sa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë zgjedhur si destinacion vendin tonë për të pushuar.
Por për ekspertët e turizmit pavarësisht shifrave në rritje, edhe ky sezon ka hasur në një sërë problematikash. Mungesa e menaxhimit të mbetjeve është një ndër shqetësimet më të mëdha të hasura përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Sipas kreut të unionit turistik, Rrahman Kasa, vitin që vjen shumë subjekte që operojnë në sektorin e turizmit janë duke parë mundësinë e rritjes së numrit të punonjësve sezonalë, kryesisht filipinas.
“Ka proleme të mëdha edhe me stafin, me pastrimin, nuk gjen pastruese. I ka detyruar shumë struktura akomoduese që të hedhin sytë përtej Shqipërisë dhe i ka detyruar të marrin punonjës nga Filipinet dhe nga vende të tjera të Azisë, që kanë rendimente tepër të larta.
Subjekte të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre pretendojnë që vitin që vjen të furnizohen me punonjës shërbimi nga këto vende”.