Nuk ka nevojë të paguajë hidraulikun, Kledi Kadiu ‘i fut duart’ vetë
Pak javë më parë balerini i talentuar shqiptar, Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte lajmëruan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata gjithashtu treguan se këtë herë do të bekohen me një djalë dhe çifti po e shijojnë shumë pritjen e ëmbël.
Sakaq, nëse e mendonit Kledin vetëm si balerin, gaboheni. Duket se artisti shqiptar është shumë i dhënë pas rregullimit të shtëpisë dhe së fundmi ka marrë përsipër edhe rolin e hidraulikut.
Përmes një postimi në Insta Story, 47-vjeçari tregoi se si po rregullon dushin e tij dhe nga kjo pamje është e qartë se ai nuk ka fare nevojë për ndihmë.
“Mirëdita! Sot është një ditë me shi prandaj preferova të bëj disa punë e rregullime në shtëpi”.
Top Albania Radio