“Nuk ka ndarje të thjeshtë”, Bora Zemani hap zemrën pas divorvit nga Vin Veli
Moderatorja Bora Zemani dhe Dj Vin Veli vendosën t’i jepnin fund lidhjes dhe të ishin vetëm dy prindër të mirë për djalin e tyre. Kjo për faktin se kur bëhet fjalë për Arborin, Bora dhe Vini janë gjithmonë bashkë. Edhe Bora u bë pjesë e trendy-t më të fundit në “Instagram”, ku në vendin e gazetarëve janë fansat e moderators ata që pyesin. Kurioziteti i shumë prej tyre, ishte për jetën e Borës pas ndarjes, ndërsa kishte të tjerë që e ftonin për t’u njohur më shumë. E pyetur nëse ndarja nga Vin Veli ishte e vështirë, Bora iu përgjigj: “Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë” duke lënë të kuptohet se nuk ka qenë e lehtë ndarja për moderatoren, shkruan IconStyle. Së fundmi, Bora Zemani është shkëputur nga ekrani i “Digitalb”, duke vendosur të shfaqet me një projekt të ri në një tjetër televizion, të cilin ende s’e ka zbuluar.