Nuk ka më kthim pas! Atëherë kur po prisnim dasmën, Melisa dhe Andi ndahen në mënyrën më të keqe të mundshme?
Andi dhe Melisa me shumë gjasë janë ndarë! Çifti i vetëm jetëgjatë nga “Përputhen” duket se po përjetojnë krizë të pakthyeshme në raportin e tyre.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram. “E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë.
Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Vec unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.
Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.
Melisa dhe Andi janë personazhet që u njohën në “Për’puthen” por lidhjen e nisën jashtë programit. Ata ishin të ftuar në “E diell” pak jave me pare,
ku rrëfyen se ka pasur shumë njerëz që i kanë tradhtuar e kanë dashur t’i bëjnë keq në fillimet e tyre, por dashuria e tyre ka qenë tepër e fortë për tu thyer.
Sa i përket planeve të së ardhmes, Andi tha se po përgatiten për të ndërtuar një vilë, ndërsa Melisa theksoi se dasma është një ndër dëshirat e të ardhmes së saj.