Nuk ka më dramë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ende bashkë
Megan Fox dhe i fejuari Machine Gun Kelly nuk janë ndarë mes spekulimeve të fundit.
“Ata kanë një marrëdhënie shumë intensive dhe të dy janë njerëz shumë pasionantë. Ky kombinim ndonjëherë mund të shpërthejë, dhe ata duhen shumë, por edhe luftojnë fort”, thotë një burim për median Us Magazine, duke vënë në dukje se dyshja shpesh e kalojnë “këtë lloj drame” së bashku .
Aktorja 35-vjeçare e Jennifer’s Body – e cila u fejua me reperin, 32 vjeç, në janar 2022 – ndezi fillimisht spekulimet për ndarje në fillim të këtij muaji .
Fox postoi tekstin e këngës “Pray You Catch Me” të Beyoncé , e cila aludon për tradhëti , përmes Instagramit të saj më 12 shkurt dhe fshiu të gjitha fotot e saj në rrjetet sociale me këngëtaren “Emo Girl”. Disa orë më vonë, ylli i Transformers fshiu të gjithë profilin e saj.
Ndërsa as Fox dhe as Kelly nuk iu drejtuan mediave sociale, një burim i dytë thotë Us Weekly, tha se kishin një mosmarrëveshje në një festë para Super Bowl, por kjo nuk përfundoi me ndarjen e tyre.
Top Channel