Nuk ka më dilemma, George Clooney shkencërisht mashkulli më i bukur në botë
Shkencëtarët kanë shpallur zyrtarisht mashkullin më të bukur në botë. Përderisa nuk ka standarde universale për ta gjykuar dikë në bazë të bukurisë, sipas hulumtimeve të tyre, shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se kush mund të jetë mashkulli që e ka vëmendjen e të gjitha femrave. Kështu sipas shkencës George Clooney ka fytyrën më të bukur në botë. Aktori i famshëm vazhdimisht ka qenë pjesë e listave të meshkujve më joshës në botë, por tani kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht nga hulumtimet rigoroze. Sipas një teorie të quajtur “proporcioni i artë”, aktori 56 vjeçar është 91.86% i përsosur. Në këtë listë të meshkujve më tërheqës në botë, kanë qenë edhe Bradley Cooper, Brad Pitt, Harry Styles, David Beckham, Ëill Smith, etj.