Nuk ka luajtur kurrë skena nudo në 35 vite karrierë, Julia Roberts rrëfen arsyen
Julia Roberts është shprehur se mos xhirimi i skenave nudo ka qenë zgjedhje e saj përgjatë 35 viteve të karrierës.
“Jo për të kritikuar zgjedhjet e të tjerëve, por për mua të mos zhvishem në një film apo të jem fizikisht e cenueshme është një zgjedhje që e bëj unë për veten”, u shpreh ajo gjatë një interviste me regjisorin e “Notting Hill”, Richard Curtis.
Aktorja i tha se thuajse nuk e pranoi rolin protagonist në film. “Sinqerisht, një nga gjërat më të vështira që kam bërë ishte filmi yt, të luaja një aktore filmash. S’isha aspak rehat! Ne e kemi folur shpesh, por thuajse nuk pranova sepse dukej shumë e çuditshme. As nuk dija si ta luaja”.
Roberts shtoi se në karrierën e saj ka luajtur në filma të përshtatshëm për audiencën e gjerë.
Ajo kishte një dublante për skenat e saj erotike në filmin “Pretty Woman” ku luante rolin e një prostitute dhe ka rrëfyer se ka kërkuar që një skenë seksi në filmin “Duplicity” të ndryshohej.
“Nuk është ajo që bëj ndaj nëse do ma kërkosh, duhet të presësh që të jetë më e zbutur. Si nënë e tre fëmijëve, kështu e ndiej”, tha Julia asokohe.
Ndër të tjera ajo ka thënë se: “Nuk do të luaja nudo në filma. Të aktroj me rrobat veshur është performancë. Të aktroj e zhveshur është një dokumentar”.
Mes të tjerash, Roberts i tha Curtis se e mendon veten si person “të drejtpërdrejtë” dhe që “flet thjesht”, pa u përpjekur të tregohet “e pasjellshme”.
voxnews.al