‘Nuk ka çmim që na shmang nga kultura jonë’, mesazhi i Albinës pas kthimit nga Liverpool
Të shtunën pas mesnate përfundoi edicioni i sivjetmë i Eurovision.
Shqipëria preku finalen falë Albinës dhe familjes Kelmendi me këngën ‘Duje’ që ishte një përfaqësim i denjë për shqiptarët në atë që me statistika rezultoi finalja më e ndjekur ndonjëherë e Eurovision.
E me t’u kthyer e marrë veten nga vlugu i madh i punëve dhe stresit që Eurovision sjell, Albina i ka thënë disa fjalë në rrjete sociale.
Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen, Albina është shprehur që nuk ka çmim e as privilegj që shmang kulturën shqiptare.
‘Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë’, ka deklaruar ajo mes tjerash.
Kujtojmë se Shqipëria në finale u rangua e 22-a.
View this post on Instagram
/Prive.al