Nuk ka asnjë lidhje me muzikën, Alban Skënderaj tregon cila ishte puna e tij e parë
Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. Përballë fëmijëve ai ka zbuluar shumë detaje rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se puna e parë që ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën fare.
“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shisnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.
Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin. Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh këngëtari.
Alban Skënderaj është një prej artistëve shqiptarë që përgjatë këtyre viteve na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Ai dhe Miriam Cani janë prindër të lumtur të dy fëmijëve shumë të ëmbël, Ameli dhe Duam. Çifti kanë 14 vite bashkë dhe çdo hap në jetën e tyre e kanë hedhur me siguri të plotë e në kohën e duhur.