“Nuk jetoj në Hollywood me Demi More, kam Bedrijen komshije”, Zhaklin Lekatari: Më duket absurd tangërlliku në Shqipëri

Nëse ka një gjë që na karakterizon ne si popull është tangërlliku, qofshin njerëz të thjeshtë apo personazhe VIP.

Zhaklin Lekatari e ftuar në “Why Not” ndau opinionin e saj për këtë huq të shoqërisë tonë.

“Kur më thonë njerëzit pse je kaq e thjeshtë, u them se nuk jetoj në Las Vegas apo në Hollywood me Demi Moore komshije. Kam Bedrijen komshije dhe nuk e shoh të arsyeshme ti bëj tangërllik Bedrijes. Është vend shumë i vogël, të gjithë kushërinj dhe të njohur me njëri-tjetrin, kështu që më duket absurde niveli i tangërllikut. Duihet të jemi me këmbë më në tokë”.