Nuk janë ndarë ende?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Më ka marrë malli!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…

Si është raporti i ju të dyve sot? A është finalizuar ndarja?

“Ligjërisht jo. Ka një proces në shtetin shqiptar, që duhet të presësh disa kohë. Bëhet aplikimi për t’u divorcuar dhe pastaj duhet të presësh disa kohë në mënyrë që të dalësh para gjykatës. Ne jemi në këtë procesin e pritjes, është aplikuar që para një viti. Ne jemi të ndarë që para një viti”, Ana Veseli

A mund të ketë një ribashkim?

“Unë e kam thënë disa herë që ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Por kjo sjellje e imja ka bërë njerëz të mendojnë se e kemi bërë këtë ndarjen për lojë. Nuk është e vërtetë, këto janë thjesht telenovela turke. Ne kemi raport shumë të mirë dhe shumë njerëz nuk e konceptojnë këtë. Më ka marrë malli. Ne jemi pjesë e jetës së njëri-tjetrit në përditshmëri. Nuk mund të flas për të ardhmen, kështu që nuk mund ta parashikoj dot”, Ana Veseli.

Si e sheh nomimimin e kësaj jave?

“Unë mendoj që dy të rrezikuarit janë Aldo dhe Jozi. Nuk do të doja që të dilte Aldo, por ka një probabilitet që të dalë. Aldo hyn tek ata banorë që unë edhe nëse nuk do të kisha një marrëdhënie të afërt familjare me të, do të ishte një ndër të preferuarit e mi. Por jo të gjithë shqiptarët kanë preferencat e mia, prandaj tregohem realiste kur them që ka një probabilitet që të dalë. Unë mendoj që Aldo dhe Jozi janë dy karaktere shumë të ndryshëm, janë dy meshkuj shqiptarë dy botë larg. Për ironi të fatit kanë të njëjtin mbiemër dhe vijnë nga i njëjti vend. Shqiptarët duhet të zgjedhin se çfarë shembulli mashkulli do duan të shohin më tepër në ekranin shqiptar”, tha ajo.

Ora News