“Nuk jam perfekte” mesazhin e Rozana Radit për trupin, duhet ta lexojnë të gjitha vajzat

Ndryshe nga shumica e njerëzve, Rozana Radi ka zgjedhur që me një foto nga vendi ku po kalon pushimet, të mos na tregojë thjesht detin, perëndimin e diellit apo pjatat që po konsumon, por të japë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë vajzat që e ndjekin.

“Po, kam shtuar kg dhe kjo nuk më bëm në pak grua tërheqëse”– kështu nis përshkrimi i fotos së saj në bregdet dhe vazhdon: “Nuk do të thotë që po pate pak celulit burrat nuk do të duan më si më parë. Eshtë problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan vetëm për shalë.”

Rozana shprehet se nëse një grua gjykohet për shtimin në peshë apo për mënyrën si duket, kjo është për shkak të atyre që bullizojnë këdo me adresa fallco, pikërisht atyre që nuk kanë “fytyrë” dhe e kanë aq të lehtë të gjykojnë fytyrën e tjetrit.

Ndërkohë që e mbyll duke thënë se preferon të dëgjojë nga një burrë që bisedat me të janë gjëja që atij i pëlqen më shumë dhe se një kg më shumë në trup nuk e bën më pak të lexuar.

View this post on Instagram

Po kam shtuar kg dhe kjo nuk me ben me pak grua terheqese. Nuk do te thote qe te shtosh disa kg nuk je nje grua inteligjente. Nuk do te thote, qe po pate celulit burrat nuk te duan me si me pare. Eshte problemi juaj qe zgjidhni “burra” qe ju duan per shale. Eshte problemi i te gjithave ju me adresa fallco, qe mjafton te kesh vene pak bark dhe turreni me sms per te bullizuar kedo qe ju del perpara ne rrjetet sociale. Eshte thjeshte te mos keshe “fytyre” e te gjykosh fytyren e tjetrit. Une jam tipi i gruas qe me kenaq nje prendim. Une jam tipi i gruas qe qaj me nje film. Nuk me impresionojne muskujt tek nje burre dhe pse i vleresoj ata qe merren me sport. Preferoj te degjoj nga nje burre qe bisedat me mua jane ato qe i pelqejne me shume tek une. Menyra se si qesh, se si surprizohem…. Nje kg me shume ne trup nuk me ben me pak te lexuar #unenukjamperfekte

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on

Për mesazhe të tilla kemi shumë nevojë, prandaj dëgjojeni Rozanën se nuk flet kot dhe mos lejoni disa kg më shumë apo më pak të përcaktojnë atë që jeni dhe ndjeni.

/News31.al