“Nuk jam një mama perfekte”, Hyrremi dedikim emocionues në ditëlindjen e të bijës
Meryem Uzerli është aktorja shumë e njohur gjermano-turke e cila luan rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulltani i madhërishëm”. Në jetën reale ajo është nënë e një vajze me emrin Lara. Vogëlushja është fryt i lidhjes së aktores me biznesmenin turk Can Ates. Çifti u ndanë vite më parë dhe tani Meryem Uzerli e rrit e vetme të bijën.
Së fundmi Lara kishte ditëlindjen dhe aktorja i bëri një urim emocionues duke e quajtur veten nënë dhe baba për të bijën. “Gëzuar ditëlindjen zemrës sime, shpirtit tim, botës sime, dashurisë sime më të madhe. Unë ndoshta nuk jam një mama perfekte, nuk jam as një baba perfekt, por dashuria ime për ty është perfekte. Uroj që Zoti të të mbrojë ty dhe të gjithë fëmijët në botë”-shkruan aktorja. Vogëlushja mbushi 6 vjeç./revistawho.com