“Nuk jam në garë me tregun”, Aurela Gaçe flet për 2 albumet e rinj: Çfarë i thashë bashkëshortit

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ka lançuar së fundmi dy albume muzikore, me titujt “Unike” dhe “Taban”. Ajo prezantoi në një event mes shumë miqsh 20 këngët, që pritet të kthehen në hite.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurela foli për albumet e saj dhe ndër të tjera tha se nuk është në garë me tregun, por ka zgjedhur që thjesht ta shijojë karrierën.

“Unë nuk jam në garë me tregun. Nuk jam në ankthin që mund të pushtojë këngëtarët e rinj që duan të hyjnë në treg, mbase këngëtarët që kërkojnë ta mbajnë fort atë që kanë krijuar. Është e vështirë ta krijosh, por me zor e mban. Unë e kam kaluar atë fazë. Tani jam duke thënë me veten time: ‘Më lini ta shijoj këtë që kam arritur, unë do jap veten. Edhe sikur mos ta dëgjoj njëri atë që kam bërë’”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela nuk la pa përmendur edhe artistët që ishin pjesë e eventit, të cilët janë edhe miqtë e saj më të mirë. Ajo ndau dhe një bisedë me bashkëshortin, për të ftuar disa kritikë të artit të saj, por që në fund ndërroi mendim pasi i jepni energji negativ.

“Kur po bëja listën e të ftuarve dhe mes tyre kishte dhe njerëz që më ndjekin çdo fundjavë, më dëgjojnë çdo material në treg, në gjuhën e tregut quhen fansa, por nuk dua t’i quaj të tillë. Edhe i them Skerdit që të ftoj dikë që më kritikon gjithmonë, më pas zgjodha që mos ta bëja sepse nuk doja të kisha energji negative. Sepse ne nuk jemi njerëz të pagabueshëm, por varet se me çfarë zgjedh të rrish ti”, tha Aurela.

/abcnews.al