‘Nuk jam mirë’, çfarë ndodhi me Kortney Kardashian?
Kortney Kardashian është shprehur se nuk është “mirë”, pasi djali i saj 5-vjeçar, Reign, ka prerë flokët e gjatë.
Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians” është paragjykuar për gjatësinë e flokëve të tij , por mendoi se ishte koha për një ndryshim.
Nuk mund të kishte gjetur një mënyrë më ekstreme se prerja e flokëve që ishin të gjatë deri tek shpatullat, duke bërë që tani ai të jetë thuajse tullac.
Kortney ndau një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shkruante: “Nuk jam mirë”.
Edhe pse komentet në lidhje me gjatësinë e flokëve të djalit nuk kanë munguar, ajo është shprehur se ai ka “flokët më të mrekullueshëm në Botë”.
Kortney ka përdorur të njëjtën metodë me të tre fëmijët. Secili prej tyre ka pasur flokë të gjatë përpara se t’i prisnin për herë të parë, ku vetëm Penelope i ka prerë në moshën 7-vjeçare.