“Nuk jam goma rezervë e askujt”/ Antonela Berisha tregon arsyen e prishjes së raporteve me Mevlan Shabën dhe zbulon se ka nisur një lidhje të re me…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka folur dje për herë të parë për prishjen e raportit me Mevlan Shaba. Ajo ishte e para që shprehu pëlqimin për konkurrentin në atë kohë, por hoqi dorë kur ai zgjodhi Ledjana Prengën.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Antonela tha se i kishte dedikuar një këngë Mevlanit, por ai nuk e mertioi atë e për këtë arsye, 25-vjeçarja nuk e publikoi.

“E kam treguar që kam pas pëlqim për të, nuk e kam më, sepse jam shumë e zhgënjyer nga ai me thënë të drejtën. Nga emisioni ‘Jashtë Loje’, që ishim bashkë në makinë ai dha disa deklarata të tjera për personazhin tjetër që ishte në emision (Ledjanën).

Nuk e kam ndjek me vëmendje, por më çuan disa gjëra në Instagram. Ai thotë ‘më mungon akoma tjetra’, ndërkohë që don me u afru me mu. Nuk jam goma rezervë për askënd. Thjesht e kam prish edhe atë miqësi që ishte, sepse nuk ja vlen. Miqtë e mi i numëroj me gishtat e duarve, shumë pak janë. Ai nuk e meriton të jetë në miqësinë time”,- u shpreh Antonela.

Ndërkohë, Berisha zbuloi se është në njohje me një djalë, pavarësisht se nuk e di ende nëse është gati.

“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i ‘Për’puthen’. Është personazh i sportit.

Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz, është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”,- tha Antonela.