“Nuk jam e martuar. Po pres që të ma kërkojë, s’më ka kërkuar akoma. Jam në të zezë në Spanjë”

Olta u ka treguar sot banorëve se ajo nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë dhe ka një djalë.

“Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, thotë ajo.
Amosi: Pse nuk je e martuar?
Olta: Me letra jo, jam në të zezë.
Amosi: Po nuk e ke pasaportën?
Olta: Jo, po nuk e pati ai s’kam si ta kem unë!

Olta eshte bere protagoniste brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ajo i është “betuar” Gentit dhe ka thënë se ai nuk e di se ç’e pret.

Ajo është në “harmoni” tani për tani me Amosin me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë kolegësh edhe jashtë.

Olta është në nominim me Gentin dhe tenorin. Kush mendoni se do të dalë kësaj jave?