Nuk ishte shkak tradhtia. Ish-kunati i Shakirës zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së saj nga Pique
Roberto Garcia ish i dashuri i njërës nga motrat e Shakirës ka deklaruar së fundmi se tradhtia e Pique nuk ishte arsyeja e ndarjes së çiftit.
Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë dhe arsyeja ishin paratë. Në një intervistë për median spanjolle “Esdiario”, ish-kunati i Shakirës tregoi se Pique disa kohë më parë i kishte kërkuar një kredi që ta investonte në biznese të tjera, por, e ndikuar edhe nga prindërit e saj Shakira nuk kishte pranuar.
“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përzienin paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%”, shpreh Roberto Garcia.