Nuk ishte aventurë seksi, Christian Grey & Anastasia Steele përfundojnë në altar

Para pak ditësh u shfaq premiera e “Fifty Shades Freed”, filmi i fundit i trilogjisë “Fifty Shades of Grey” (50 hijet e Greit). Miliona njerëz shkuan në kinema për të parë se si do të përfundonte historia e Christian Grey, portretizuar nga Jamie Dornan dhe Anastasia Steele, interpretuar nga Dakota Johnson. “Fifty Shades Freed” grumbulloi plot 38.8 milion $ në box office fundjavën e parë të publikimit, më pak se dy filmat e parë, por në total ky fitim e bën trilogjinë të kapë vlerën e plot 1 miliard $. Ndërkohë për të gjithë skeptikët që e kanë konsideruar këtë një histori pasioni dhe seksi mes Greit dhe Anastasias, e vërteta është që çifti përfundojnë në altar.