Nuk i mban dot lotët, Higuain njofton tërheqjen: Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë futbollit!
“Sot jam këtu për t’ju treguar historinë time. Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë futbollit një profesion që më ka dhënë shumë dhe ndihem i privilegjuar që e kam jetuar, me momentet e tij të mira dhe jo aq të mira”. Kështu Gonzalo Higuain njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.
“Pipita” do t’i thotë zyrtarisht “mjaft” futbollit të luajtur në fund të kontratës së tij me Inter Miami e cila skadon më 31 dhjetor 2022.
Ish-sulmuesi i Napolit ka komunikuar vendimin e tij dhe më pas ka shpërthyer në lot, teksa bashkëlojtarët e tij kanë dashur ta ngushëllojnë sulmuesin, i cili ka marrë një vendim shumë të vështirë për karrierën e tij futbollistike.