Nuk i lë vend imagjinatës! Rita Ora del pa reçipeta në Paris

Oh la la, Rita! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka guxuar me pamjen e saj në Javën e Modës në Paris dje teksa u shfaq me një fustan të zi transparent që linte shumë pak vend për imagjinatë.

32 vjeçarja mori pjesë në sfilatën e modës së Alaia-s e veshur vetëm me një palë mbathje të zeza me bel të lartë poshtë fustanit me dantellë, sipër ajo nuk kishte veshur reçipeta. Po ashtu, fustanit ajo i kishte shtuar taka me platformë dhe flokët i kishte kapur bisht për të nxjerrë në pah makiazhin e saj me ngjyra të errëta dhe buzët në rozë të lehtë.

Shfaqjes së djeshme iu bashkuan dhe Anna Wintour, Amber Valetta dhe Irina Shayk.

Këngëtarja e “Poison” e cila njihet për stilin e saj seksi foli për mënyrën sesi femrat e famshme “trajtohen ndryshe” për ‘Glamour UK’ në fillim të këtij viti.

“E kam pasur këtë paragjykim gjatë gjithë karrierës sime, njerëzit thonë: ‘A është ajo shumë e zhveshur?’ ose, ‘A mund të thotë gjëra të tilla? Më duket jashtëzakonisht mizogjene,” tha ajo.

E pyetur për stilin e saj në veshje, Ora e ka shprehur publikisht se frymëzohet nga Madonna./tvklan.al