“Nuk i konsideroj, janë milingona”, Eva Murati flet për “bërrylat” nga koleget
Eva Murati është një nga prezantueset sportive më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me profesionalizmin e saj por edhe pamjen. Mbrëmjen e djeshme moderatorja bukuroshe ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” ku foli më shumë për veten dhe karrierën.
E pyetur nga Antonela Berishaj se si ka përballuar sul.met nga koleget, Eva nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka theksuar se ato nuk ekzistojnë fare në mendjen e saj dhe janë milingona.
“Është një shprehje që mua më pëlqen shumë që thotë ‘K.ill them ëith kindness’, vr.iti me mirësi. Mua thjesht nuk më interesojnë. Unë di të them që do të keni gjithmonë mirë nga unë.
Nuk ekzistojnë fare në mendjen time. Janë milingona. Unë përqëndrohem te gjërat e bukura. Nuk kam pse ta mbush shpirtin tin me urrejtje. Nuk i konsideroj fare”, është shprehur ajo. Eva gjithashtu foli për atë që nuk i pëlqen te vajzat shqiptare dhe është fakti që i duan gjërat gati, pa punuar fort për to.