“Nuk i jep asgjë shoqërisë”/ Gazetari iu drejtuar me fjalët ‘zemra ime’, Zhaklin Lekatari shpërthen ndaj Bregut: Po më dhunon…

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Euronews Albania mes gazetarit Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari në lidhje me vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares Sibela Abedini.

Në një moment gazetari iu drejtua me fjalët ‘Zemra ime”, teksa aktivistja iu kthye keq, ku tha se ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër.

Kjo deklaratë e Lekatarit, bëri që Bregu ti ktheheshe keq, duke i thënë që aktivistja nuk përfaqëson asgjë dhe nuk i jep asgjë shoqërisë.

Debati:

Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.

Lekatari: Unë nuk të akuzova për asgjë, por unë të kërkova të më respektosh duke mos më thirrur zemra ime, por zonja Lekatari. Zhaklin Lekatari quhem. Nëse në TV gratë trajtohen në këtë mënyrë, si mund të trajtohen në shtëpi.

Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal.

Lekatari: Nuk pranohet e falura. Nuk po thërras asnjë nga të ftuarit këtu zemra ime, rrushi im, i dashuri im.

Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.

Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?

Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirru në BBV edhe ka shpërthyer.

Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.

gazetashqiptare.al