Nuk fshihen më, zbulohet lidhja e Melindes me menaxherin e saj

Krahas muzikës reperja Melinda Ademi është përfolur edhe për jetën private.

Kanë qarkullur lajme lartë e poshtë se ajo është në lidhje por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim.

Mirëpo sot, në ‘Instastory’ publikoi një video ku shihet duke shkuar në një vilë dhe duket tejet e emocionuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se reperja është në lidhje dashurie me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri.

Të njëjtat burime thonë se ata ka kohë që po bashkëjetojnë dhe mes tyre ka harmoni.

Urojmë më të mirat për çiftin.

/Indeksonline/