“Nuk është vetëm një, por disa”, moderatorja e njohur flet për problemet me shëndetin!
Moderatorja Argjira Spanca është rrëfyer me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Përmes disa videove në “Instastory” ajo tregon se së fundmi ka probleme me shëndetin. Ajo thotë se për shkak të neglizhencës së saj është duke bërë shumë terapi njëherësh, të cilat duhet t’i kishte bërë kohë më parë.
“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Unë muajin e fundit jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes. Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, ka thënë ajo.
Një mesazh i qartë për të gjithë ata që neglizhojnë shëndetin.