“Nuk është vetëm egoizëm”- Balerini i njohur reagon ashpër ndaj njerëzve që injorojnë këshillat për qëndrim në shtëpi: Nëse transmetoni virusin, jeni vrasës
James Jordan është shprehur se njerëzit që shkojnë me dëshirë në pube mes krizës së koronavirusit janë vrasës.
Reagimi i koreografit dhe balerinit anglez vjen pas deklaratës së kryeministrit Bors Johnson për mbylljen e klabeve.
Balerini u zemërua shumë pasi shumë qytetarë britanikë ende shkojnë në pube ndërsa gjendja nga virusi vdekjeprurës përkeqësohet.
“Nëse njerëzit janë aq budallenj sa të shkojnë në pube dhe të qëndrojnë pranë miqve të tyre në mënyrë të panevojshme sepse besojnë se rreziku është i ulët, kjo nuk është vetëm egoizëm, por nëse transmeton virusin dhe dikush tjetër vdes, sipas mendimit tim ju bën vrasës,’- shkroi ai në Twitter.
41 vjeçari , i cili u bë pak kohë më parë baba, foli ashpër ndaj atyre që vazhdojnë të injorojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi.