Nuk është shfaqur më në ekran, Nevina Shtylla zbulon arsyet e shkëputjes nga televizioni

Nevina Shtylla nuk është shfaqur më në ekran në puntatat e fundit të “E Diell” dhe ndjekësit e kanë vënë re këtë detaj.

Moderatorja ka zbuluar pak ditë më parë se është infektuar edhe me Covid-19 dhe kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është shfaqur në program.

Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit në Instagramin e saj, Nevina tregoi se në fakt ka marrë pushimet dhe ka vendosur t’i dedikojë pak kohë vetes së saj.

Megjithatë, ajo shtoi se do të rikthehet në program shumë shpejt.

“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten, ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”, shkroi Nevina.

Aktualisht ajo zbuloi se ende nuk i është rikthyer shija nga Covid-19, teksa tregoi se i hahen shumë sushi, por nuk i shijon dot.