Nuk është ngjyrë rozë, Orinda Huta tregon detaje nga dhoma e bukur e bebushes që do të lindë së shpejti

Moderatorja e njohur, Orinda Huta së shpejti do të bëhet mama për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Turjan Hyska, kanë treguar se do të bëhen prindër të një vajze emri i të cilës do të fillojë me A, që pritet të vijë në jetë këtë muaj.

Orinda ka treguar disa detaje të vogla nga përgatitjet e deritanishme, dhe një nga këto është dhoma e vogëlushes që ndryshe nga të tjerat që jemi mësuar të shohim shpesh ngjyrë rozë, është minimaliste dhe me piktura në formë reje. Të paktën vetëm kaq mundëm të shihnim nga fotografia që Orinda kishte publikuar.

Ajo gjithashtu ka ndarë me ndjekësit disa fotografi shumë të bukura të pritjes së ëmbël në të cilat shkruan:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

“Lavdi Zotit për ketë bekim! E kam shijuar ketë pritje te ëmbël? Patjetër qe po dhe i lumturohem ende çdo momenti qe ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shume momentet tona bashke e vogla ime A.
Lutem për secilën prej jush qe është ne pritje por edhe ato qe e dëshirojnë. Zoti është i mire! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja! #beso”