Nuk është më një “mister”, zbulohet partneri i ri i Rita Orës

Prej disa kohësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është përfolur për një lidhje të re.

Së fundmi, këngëtarja është parë në shoqërinë e miqve të saj me të cilët ka dalë për të darkuar dhe mes tyre raportohet të ketë qenë edhe i dashuri i ri.

Në fotografitë që janë publikuar shihet se 29-vjeçarja ecën përkrah partnerit të saj, për t’iu bashkuar më pas të gjithë grupit të miqve.

Por i dashuri i saj nuk është më një mister, pasi sipas “The Sun”, Rita është në një lidhje me regjisorin e filmave dhe videove muzikore hunky, Romain Gavras, 39 vjeç.

Mendohet se romanca mes çiftit ka nisur para 4 muajsh dhe deri tani gjithçka mes tyre është duke ecur mjaft mirë dhe këngëtarja ndihet e lumtur përkrah tij.