Nuk është më beqare, Selena Gomez në një romancë me lojtarin e njohur

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, po përflitet se ka nisur një romancë me lojtarin e NBA, Jimmy Butler.

Këngëtarja 28 vjeçe dhe 31 vjeçari u panë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit së fundmi, duke nisur kështu aludimet se ka një lidhje mes tyre.

“Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim. 100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”, ka treguar një burim për mediat e huaja.