Nuk është kurrë vonë për tatuazhin e parë, as kur je 62 vjeç, si Madonna
Madonna është njohur për stilin e saj ekstravagant, por një tatuazh këngëtarja nuk e ka bërë kurrë në trupin e saj.
Sot ajo është 62 vjeç, por jo vonë për të bërë tatuazhin e parë dhe shumë të veçantë, një dedikim për gjashtë personat e saj më të shtrenjtë.
Madonna ka shkruar në kyçin e dorës inicialet e gjashtë fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.
“Tatuazh për herë të parë”– shkroi Madonna krah fotove të publikuara në rrjete sociale ku shfaqet gjatë bërjes së tatuazhit “L, R, D M, E, S”.