Nuk është i famshëm; njihuni me yllin tjetër të ‘klanit’ Ramosaj-Hadërgjonaj!
Duket se familjet Ramosaj e Hadërgjonaj janë destinuar të ‘prodhojnë’ vetëm yje.
Përpos talentit si familje artistash në ‘klanin’ Ramosaj- Hadërgjonaj genet e bukura rrjedhin në deje dhe këtë e dëshmojnë hiret që shfaqin anëtarët e famshëm të kësaj familje. Nga Albërie, Agnesa Anxhelina Hadërgjonaj; Beatriks e Alban Ramosaj e Argjentina Ramosaj të gjithë kanë bukuri me bollëk dhe pikërisht kur menduam se i njohëm të gjithë, duket se familja paska ‘fshehur’ një tjetër yll, të paktën fizikisht pasi ende nuk dihet nëse dhe Mete do të bëhet një ditë pjesë e showbiz-it shqiptar.
Mete është vëllai i këngëtares Argjentina Ramosaj të cilin e njohëm pikërisht nga instagrami i kësaj të fundit teksa e ka uruar me rastin e ditëlindjes. Tejet simpatik, me një fizik të palestruar dhe shikim joshës, Mete ka trashëguar më së miri genet e bukura të familjes.
Ndonëse ndryshe nga pjesa e tjetër e kushërinjve simpatiku i Ramosajve ka zgjedhur të jetë diskret, me shpërndarjen e profilit të tij në llogaritë e të famshmëmve të familjes me siguri nuk do të mbetet i tillë edhe për shumë gjatë.
Bordo