Nuk e kishte imagjinuar kurrë, Ardit Gjebrea merr surprizën që nuk e priste në orën 12:00 të natës për ditëlindje

Ardit Gjebrea feston sot 59-vjetorin. Surpriza më e bukur për Gjebrean, ishte në mesnatë, sapo ora 00:00 kaloi, nga djali i tij, Joni.

Joni surprizoi familjen kur u shfaq për ditëlindjen e të atit. I befasuar nga kjo surprizë Gjebrea postoi në rrjetet e tij sociale një foto me familjen e tij, të katërt të lumtur duke festuar.

“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur. Tani që jemi të katërt bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, shkruan ai krahas fotos.
Nuk e kishte imagjinuar kurrë, Ardit Gjebrea merr surprizën që nuk e priste në orën 12:00 të natës për ditëlindje

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Ardit Gjebrea mbetet moderatori dhe prezantuesi më i mirë në vend, po ashtu dhe producenti i “Këngës Magjike”, festival që e ndërtoi i vetëm me duart e tij.

“E Diela Shqiptare” prej vitesh është emisioni më i suksesshëm dhe i ndjekur në Shqipëri, me rubrika të shumta, pa harruar Telebingon shqiptare.

Vitet po kalojnë për Arditin, tashmë është 59 vjec, por vendin e tij në televizion vështirë se mund ta zërë dikush tjetër, është i pazëvendësueshëm.