“Nuk e kam menduar si një femër që mund ta dashuroja”- Ish-çifti i famshëm i aktorëve përplasen keq: Pyes veten a ka probleme psikologjike
Aktorja e njohur turke Demet Özdemir dhe kolegu i saj Can Yaman i kanë dhënë fund lidhjes.
Demet u shpreh se pas ndarjes mbetën miq dhe se e respektonin njëri-tjetrin.
Por Can kundërshtoi deklaratat e saj duke thënë se kurrë nuk e mendonte Demet si të dashurën e tij.
“Asnjëherë nuk e kam menduar si një grua që mund ta doja, ajo ishte shoqja ime dhe do mbetet e tillë. E ekzagjërova kur e përshkrova atë, Demet mund të më ketë pëlqyer mua por unë jo atë. Ajo është një njeri i mrekullueshëm,”– u shpreh aktori.
Ndërsa vazhdoi: “Demet është e bukur si brenda ashtu edhe jashtë, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. E kuptoj që shumë gra mund të bien në dashuri me mua por nuk është faji im, nuk duhet të jetë faji im.”
Por deklaratat e Can nuk kanë mbetur pa përgjigje nga ana e Demet, e cila iu përgjigj indirekt.
“Egoizmi është cilësi e disa njerëzve, të cilët këmbëngulin të mohojnë faktet sa herë që përballen me njerëzit. Ndonjëherë pyes veten a kanë probleme psikologjike. Nuk kërkoj që askush të më dojë mua por të jetë i sinqertë para të tjerëve,”- u shpreh aktorja.
Mendohet se Can dhe Demet nisën një lidhje gjatë xhirimeve të filmit “Zogu i Hershëm” që rezultoi shumë i suksesshëm dhe të dy kishin role kryesore.
Por duket se ndarja mes tyre nuk paska qenë aspak miqësore. /Panoramaplus.al