“Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty”- Luana Vollca feston 29-vjetorin, urimi i veçantë i Marina Vjollcës

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, feston sot 29-vjetorin e lindjes.

Ajo u suprizua që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku të afërm i kishin organizuar një festë në tarracën e shtëpisë së saj, nga ku pamja është e mrekullueshme, pasi e gjithë Tirana duket në pëllëmbë të dorës.

Në ditën e saj të lindjes, moderatorja mori shumë urime nga miq, kolegë e fansa të saj.

Por më i veçanti, ishte urimi i së motrës, Marina Vjollcës me të cilën është shumë e lidhur.

Moderatorja shprehu dashurinë që ka për Luana Vjollcën, dukë thënë se nuk mund ta imagjinojë dot jetën e saj pa të.

“Gëzuar ditëlindjen jetë! Zoti të bekoftë! Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund❤️”- shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të motrës së saj.

Dy motrat e famshme ndanë pamje nga festa e ditëlindjes së moderatores, ku Luana Vjollca shfaqet e rrethuar nga buqeta gjigante me lule, tek të cilat mbizotëron ngjyra rozë dhe e bardhë.

29-vjeçarja shihet e veshur me pizhama dhe pa grim, duke vërtetuar se festa është organizuar fshehurazi dhe se moderatorja nuk ishte e përgatitur për këtë surprizë.

“29-vjetori festohet me pizhame dhe pa grim. Ju dua,”- shkroi ajo krahas fotove.

/Panoramaplus.al